Kampioni shqiptar në boks, Kristian Prenga, prej disa ditësh është rikthyer në atdheun e tij, në Shqipëri. Ai shpeshherë preferon të qëndrojë larg syrit të mediave, sidomos atyre rozë, por siç konfirmojnë burimet pranë /Shqipëriaime, ai ditën e djeshme është parë në një nga lokalet në kryeqytet nën shoqërinë e një vajze super seksi.

Bëhet fjalë për ish Miss-Shqipëria, Klaudia Kalian, e cila po ashtu ishte bukuroshja e parë shqiptare që fitoi një kurorë nga Fashion Tv. Megjithatë nuk dihet ende cila është marrëdhënia mes tyre, por kjo është hera e parë që boksieri Krist Prenga fotografohet pranë një femre në publik.

Për më tepër fotot jane publikuar nga faqja e lokalit dhe si duket ka qenë me miratimin e tyre, pasi siç duket qartë, ato nuk jane kapur në befasi. Mesa duket Klaudia synon vetem ‘Kampionët’, pasi ajo është parë më parë edhe nën shoqërinë e reperit të njohur, Noizy.

Boksieri Prenga vazhdon karrieren e tij si boksier në Kanada, por ka pasur një ndërprerje për shkak të një dëmtimi në dorën e tij të majtë. E ndërsa Kalia është bërë pjese e sfilatave botërore dhe mesa duket dy ‘miqtë’ kanë gjetur pak kohë për shoqërinë e njeri-tjetrit./Shqipëriaime

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP