Prej ditës së sotme të gjithë qytetarët do të kenë mundësi që të lëvizin një orë më shumë në mbrëmje, pasi lejimi i lëvizjes do të jetë deri në mesnatë.
Ora policore do të shtyhet me 1 orë, pra nga 23:00 do të bëhet 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit.
Gjithashtu nga sot do të lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve me kapacitete deri në 30% duke ruajtur distancën sipas protokollit të miratuar nga ISHP.
Prezenca e pjesëmarrësve do të lejohet edhe në teatro, shfaqje artistike, kulturore dhe në konferenca të ndryshme. Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00, që ka qenë dhe një nga kërkesat e vazhdueshme të bizneseve që sipas qeverisë është e panegociueshme.
Ndërkohë që lokalet e natës ligjërisht do të vijojnë të jenë të mbyllura, edhe pse ne jemi dëshmitarë se shumë lounge bar, vazhdojnë aktivitetin e tyre në zonat e preferuara të kryeqytetit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!