114 qytetarë janë paraqitur mëngjesin e sotëm në spital, vazhdon të rëndohet situata në Deçan

Situata në komunën e Deçanit vazhdon të jetë e rëndë. Një numër i madh gjatë ditë së Mërkurë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” në këtë komunë.

Doktoreshë, Feride Dautaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nga pasditja e së mërkurës deri sot në mëngjes rreth 114 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Prej tyre 67 kanë qenë me simptomatologji të helmimit, kurse dy raste i kemi referuar për në Spitalin e Pejës”, tha Dautaj.

Dautaj bëri të ditur gjithashtu se një fëmijë i moshës 1 vjeç është dërguar në Spitalin e Gjakovës.

“Një fëmijë i moshës 1 vjeç i cili ka qenë duke u trajtuar që tre ditë në QKMF në Deçan, është dërguar për në Spitalin e Gjakovës për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore”, u shpreh Dautaj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes