Categories: Lajme

245-vjetori i Pavarësisë së ShBA-ve, Meta uron Biden: Ju jemi mirënjohës për ndihmesën dhe mbështetjen bujare

Presidenti i vendit Ilir Meta përmes një postimi në facebook i ka përcjellë presidentit amerikan Joe Biden, një mesazh urimi në lidhje me 245-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Postimi i plotë i Ilir Metës: I nderuari President, Sh.T.Z Joseph R. Biden Jr.,

245-vjetori i Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës më jep kënaqësinë e veçantë që t’ju përcjell, edhe në emër të popullit shqiptar, urimet më të ngrohta e të përzemërta për Ju dhe popullin e madh amerikan, që e bënë këtë komb kaq të fortë dhe të begatë.

I njëjti mesazh urimi u shkon edhe të gjithë shqiptaro-amerikanëve, të cilët kanë kontribuar në mënyrë thelbësore për forcimin e marrëdhënieve tona. Ne ndihemi krenarë për bashkëkombasit tanë, ashtu siç jam i sigurt se ndiheni edhe Ju, si dhe besoj se miqësia jonë e përbashkët e me rrënjë të thella, do të forcohet akoma edhe më tepër.

Jemi optimistë, që madhështia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si edhe e aleatëve të saj, e mbështetur në vlerat tona të përbashkëta euro-atlantike si dhe demokratike, do të mbizotërojë dhe do të triumfojë mbi shumë sfida të kohëve tona, përfshirë edhe pandeminë e COVID-19. Ju jemi mirënjohës për ndihmesën dhe mbështetjen bujare, që na dha qeveria juaj, për t’u përballur me këtë pandemi, si dhe me sfida të tjera, gjithashtu.

Do të dëshiroja të shfrytëzoja këtë rast që t’Ju ritheksoja vendosmërinë e Shqipërisë për të qëndruar krah për krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq, si dhe për të zhvilluar akoma edhe më tej lidhjet tona strategjike!

Ju lutem Zoti President, krahas urimeve të mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, të pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

7 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

9 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

10 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

11 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

12 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago