Dyshojnë se është shqiptar, gjendet në fuçi skeleti i një njeriu në Kretë të Greqisë

Skeleti i një njeriu, i dekompozuar është gjetur në ishullin e Kretës. Trupi që i përket një personi të se ksit mashkull, është gjetur brenda në një fuçi rastësisht. Identiteti i tijd he shkaqet e ngjarjes janë ende mister.

Mediat në vendin fqinj thonë se dy janë pistat ku po hetohet. E para është zhd ukja e një të riu shqiptar. Kjo ende nuk është e vërtetuar, pasi hetuesit thonë se mosha e re e shqiptarit të zhd ukur nuk përputhet me atë të trupit që u gjet sot. Megjithatë do të priten rezultatet e ADN-së për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Pista e dytë e hetimit është ajo e ndonjë emigranti të huaj, por edhe kjo është një teori e momentit. Policia thotë se nga ekzaminimet mjekësore nuk janë konstatuar dë mtime të dukshme. Sipas tyre vrasja mund të jetë bërë me anë të mbytjes. Rezultatet e ADN-së pritet të zbulojnë kush është ky njeri, i cili u gjet rastësisht në një fuçi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP