OSHEE ka njoftuar qytetarët se sot do të mbeten pa energji elektrike disa zona të Tiranës për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave. Energjia elektrike do të ndërpritet në këto zona:
Zona pranë ish-Tregut Elektrik, rruga “Petro Nini Luarasi”, rruga “Zonja Curre”, Pallati Dola.
Njoftim për abonentët Tiranë: Stakim, 19 korrik
Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, sot 19 korrik, gjatë intervalit kohor 12:00-17:00 do të kryhen punime në një nga kabinat që furnizohen nga NST Traktora.
Pa energji do të mbeten: Zona pranë ish-Tregut Elektrik, rruga “Petro Nini Luarasi”, rruga “Zonja Curre”, Pallati Dola
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!