Categories: Lajme

‘800 mijë lekë janë pak/ Kirurgu Torba kërkon të lejohet rryshfeti: Asnjë mjek s’rri në spital po s’i dhanë bakshish

Sot paradite, mjekët e spitalit të Traumës protestuan pas ndalimit të dy kolegëve, të cilët akuzohen për korrupsion.

Dy mjekët, Serdi Memini dhe Ervin Sulaj u arrestuan, pasi dyshohet se kanë marrë rryshfet nga babai i njërit prej të plagosurve të Velipojës, ku u përfshi në ngjarjen e rëndë ku mbetën të vrarë 4 persona.

Kirurgu i përgjithshëm Dr.Myftar Torba pranoi publikisht sot se mjekët në sistemin shëndetësor publik në Shqipëri marrin rryshfet.

Ai shprehet se shërbimi shëndetësor është një shërbim që duhet paguar, si të gjithë shërbimet e tjera.

“Nuk jemi më në kohën e diktaturës, që shkon në spital dhe të tjerat i di shteti. Shteti duhet të ndërhyjë dhe të sigurojë që të kryhen pagesat në spital, për çdo shërbim të marrë. Në spitalin tonë, shërbimi i laboratorëve është privat, paguhet me çmimin e tregut. Shërbimi i instrumenteve është privat, shërbimi i pastrimit është privat, shërbimi i ushqimit është privat, paguhen me çmimin e tregut”, u shpreh Torba.

Ndërsa foli për pagën e mjekëve, ai tha se është shumë e ulët, duke shtuar se asnjë mjek nuk do të qëndronte në punë, nëse nuk do të merrte rryshfet nga familjarët e pacientëve.

“Rroga neto e një kirurgu me 30 vite eksperiencë është 80.000 lekë. Cili kuzhinier në restorantet e Tiranës e ka rrogën kaq? Cili prokuror, gjyqtar apo hidraulik e ka rrogën kaq? Me këto rroga, unë të siguroj që po të hiqeshin bakshishet, nesër në mëngjes nuk do të kishe asnjë mjek në spitale”, tha mjeku.

Kirurgu kërkoi që të ligjërohet dhënia e bakshishit mjekëve për shërbimin e tyre ndaj pacientëve në spital.

“Ne kërkojmë të zgjidhet mënyra e financimit të spitaleve. Opsioni më i lehtë dhe më i ndershëm, është që çdo para që jepen në dorë, të lihen në recepsion me faturë dhe këto para të shkojnë te puna e gjithsecilit”, deklaroi mjeku kirurg në Top Channel.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Recent Posts

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

10 mins ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

43 mins ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

2 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

24 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

1 day ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

1 day ago