Ori Nebiaj nuk arriti të merrte mandatin e deputetes në Tiranë.
Moderatorja foli për fushatën duke thënë se ka marrë një mbështetje shumë të madhe. Pavarësisht se nuk do të jetë në parlament, Nebiaj shprehet se do të vazhdojë angazhimin në politikë, për të mbështetur të gjithë ata që e besuan dhe votuan.
“Ishte një fushatë e bukur, emocionuese, që në fund u vlerësua me një mbështetje shumë të madhe votash, edhe një vlerësim shumë i mirë për mënyrën se si unë zgjodha që të isha Ori, për t’i thënë kujtdo që do më besonte me votë, që jam po Ori, nuk do ndryshonte kurrsesi stofa politike asgjë.
Është besim dhe përgjegjësi që më bën mua të jem shumë e kujdesshme, e përgjegjshme për gjithçka që do vendos të bëj në vijim dhe sigurisht që përfshirja politike dhe angazhimi do të shtohen. Unë do mundohem të jem zëri i tyre, ç’rëndësi ka jam apo nuk jam me mandatin atje. Në një farë mënyre unë e mora votën e zemrës, mora mbështetjen e qytetarëve të Tiranës dhe kjo është mjaft për mua dhe është më shumë se thjesht një mandat”, u shpreh Nebiaj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!