Categories: Lajme

A do të jetë sërish ministre në qeverinë Rama 3? Ja çfarë thotë Ministrja e Shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte e ftuara e radhës në emisionin e fundit për këtë sezon të “Real Story”.

Teksa ezauruan pyetjet që lidheshin me pandeminë dhe procesin e vaksinimit, ministrja u pyet nga gazetari Sokol Balla për ecurinë e saj në politikë.

Gazetari e pyeti drejtpërdrejt ministren, në do të jetë sërish në kabinetin qeverisës edhe në mandatin e tretë. Ministrja u përgjigj se këtë vendimmarrje e cakton kryeministri Edi Rama, e shtoi, se do të japë maksimumin kudo që të caktohet.

Keni një përjetim personal për situatën, si ke dalë nga e gjithë kjo?

Ogerta Manastirliu: Edhe për mua ka qenë një moment testimi personal. Kam testuar veten time në një moment jo të lehtë. Përgjatë këtyre viteve në sistemin shëndetësor, nuk përmend vitet si ministre e Shëndetësisë, por edhe si drejtoreshë e QSUT. Nëse s’do të kisha bërë atë eksperiencë do e kisha të vështirë njohjen me sistemin për një pandemi si kjo që po kalojmë. Por unë kam dhënë maksimumin, e do të jap maksimumin kudo të shkoj.

Nëse ka ndonjë emër që po diskutohet për qeverinë e ardhshme është i juaji, a do jeni sërish në kabinetin qeverisës?

Ogerta Manastirliu: I përket kryeministrit të vendosë. Por unë do të punoj me përkushtim dhe do të jap më të mirën kudo të punoj, qoftë në sistemin shëndetësor, apo në një tjetër sektor

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

14 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

15 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

16 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

2 days ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

3 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

3 days ago