A do të vaksinohen fëmijët dhe pse nuk po hiqet orari në Shqipëri? Flet Mira Rakacolli

Ditën e djeshme në 1 korrik orari i lëvizjes është shtyrë deri në orën 12:00 të natës.

Ka ende konfuzion midis njerëzve jo vetëm për orarin por edhe për arsyen përse nuk po hapen lokalet me muzikë.

Për këtë arsye është përgjigjur Zv ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli:

“Ne jemi në alert për Deltan dhe nuk mund të mendojmë për një shtim të orarit të muzikës për momentin. Nëse situata do të jetë e qëndrueshme çdo gjë mund të rivlerësohet. Masat ne nuk i kemi marrë kot.”- tha ajo për Report.

Ndërsa përsa i përket një pyetje tjetër rreth vaksinimit të fëmijëve Manastrilia tha:

“Ka disa vende të BE që e kanë filluar ose presin ta fillojnë. Danimarka së fundmi por edhe Franca, Italia po ashtu. Patjetër që jemi në diskutime, ekspertët e Komitetit të Imunizimit presin edhe të dhëna të tjera, evidenca të tjera në raport më përfitueshmrinë.

Por aktualisht më të rriskuar janë ato që konsiderohen si grumpsha risku, ato janë 50 vjeç e sipër. Kur të kemi një hapje të fashës së vaksinimit do kemi zbritje të moshës.

Dhe patjetër që do ndjekim rekomandimin e ekspertëve për vaksinimin e fëmijëve. Nëpër botë po diskutohet edhe doza e tretë e vaksinës.

Nuk ka vendim apo rekomandim të unifikuar. Disa janë duke e vlerësuar si Britania, për ta futur vetëm tek grupet e riskut dhe grupmoshat e mëdha.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP