Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, në News 24, foli mbi zgjatjen e imunitetit tek personat që e kanë bërë vaksinën anti-COVID, por edhe nëse fëmijët, duhet t’i nënshtrohen këtij procesi. Sipas mjekut, është e paqartë se sa zgjat imuniteti, e shtoi, se aktualisht janë duke u kryer studime.
Nga krahu tjetër, këshilla e tij, është që fëmijët të mos vaksinohen, pasi risku që ata të kalojnë në fatalitet është tepër i ulët.
Nga të gjitha njohuritë, ata që janë vaksinuar, derisa zgjat imuniteti?
Ilir Alimehmeti: Kësaj pyetje shumë veta duan t’i japin përgjigje. Kjo datë nuk është gjetur, nuk duket e nevojshme doza e tretë. Në Izrael, personat që po riinfektohen nuk kanë shfaqur simptoma të rënda. Duhet diskutuar te vaksina kineze, duhet pritur studimi.
Vitin e kaluar, kishim rënie të infektimeve në verë, përsëri është frika. Do të kemi shpërthim tjetër në vjeshtë?
Ilir Alimehmeti: Do të kemi rritje rastesh. Ka disa të panjohura sa do të jetë kjo dallgë. Nuk do të jetë aq e lartë sa viti i kaluar, por do të jetë më i ulët. Duhet të dimë për të llogaritur, se çfarë variantesh do të ketë në qarkullim, sa është përqindja e personave që e kanë kaluar dhe sa do të jetë efekti i vaksinave dhe sa efektive janë ndaj varainteve të reja.
A duhet vaksinohen fëmijët?
Ilir Alimehmeti: Jo. Po të shohësh të dhënat zyrtaret të Anglisë, në personat nën 18 vjeç, ka pasur vetëm 25 vdekje në të gjithë Britaninë e Madhe. Megjithatë risku për personat deri në 30 vjeç, është tejet i ulët. Ju e kuptoni që kjo ka të bëjë me një altruizëm, vaksina është fakultative. Për personat 18 vjeç e poshtë është tejet i ulët risku. Për fëmijët efektet afatgjate janë më të shumta.
Ata që e kanë kaluar, çfarë pasojash lë COVID-i?
Ilir Alimehmeti: Janë të ndryshme në njerëz të ndryshëm. Ajo që i shqetëson më shumë, problemet në frymëmarrje janë të shumta, shqetësim ka qenë dhe shija e nuhatja dhe disa probleme me memorien, kujtesën, edhe këto të rikthyeshme, por duhen kohë. Shumica prej tyre janë të rikuperueshme.
A ka pasur forma alergjike COVID-i, pasqyrimi me puçrra në pjesë të ndryshme të trupit?
Ilir Alimehmeti: Po, nuk mund ta quajmë alergjike, por si çdo virozë jep alergji në lëkurë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!