A duhet kryer vaksinimi i fëmijëve ndaj Covid-19? Mjeku Alimehmeti publikon studimet

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti shprehet kundër vaksinimit të fëmijëve nën 18 vjeç me vaksinën anti-Covid. Alimehmeti shkruan se përderisa nga studimet është provuar që fëmijët e kalojnë shumë lehtë Covid, atëherë vaksinimi i tyre nuk është i domosdoshëm.

“Siç pritej qartë nga epidemiologjia popullore, rezultatet flasin për sëmundje shumë të lehtë te fëmijët dhe për përgjigje më të fortë të antitrupave në krahasim me të rriturit.

Ndër të ekspozuarit, u infektuan: 33.8% e fëmijëve dhe 57.9% e të rriturve.

Pra, qartësisht fëmijët kanë 41.6% gjasa më pak për t’u infektuar kur kanë një person pozitiv në familje.

Fëmijët gjithashtu kanë 5 fish më shumë gjasa ta kalojnë sëmundjen në mënyrë asimptomatike!”, shkruan Alimehmeti referuar studimit.

Postimi nga Ilir Alimehmeti

“Fëmijët janë si makina me kilometrazhin zero kundër COVID-19”

Cit.: Gurra popullore

🙏 Një vëzhgim krejt i thjeshtë nga kushdo e vërteton shumë lehtë që fëmijët e kalojnë shumë më lehtë COVID-19, si rrjedhojë përgjigja e tyre imunitare duke qartësisht më e mirë.

🇩🇪 Studimi i kryer nga një bashkëpunim institucionesh elitare gjermane, të kryesura nga Qendra Spitalore Pediatrike Universitare e Tübingen (Gjermani), dhe i prepublikuar vetëm 5 ditë më parë (22 Korrik 2021) është aktualisht studimi më i madh multicentrik që krahason përgjigjen e antitrupave të fëmijëve dhe të të rriturve në të njëjtat familje.

📃 Në detaj, u studiuan:

👨‍👩‍👧‍👧 328 familje me të paktën një rast pozitiv në periudhën Maj-Gusht 2020, nga të cilët

👉 726 të rritur dhe

👉 553 fëmijë.

💉 Analizat u kryen në dy periudha të ndryshme pas infektimit:

👉 109 ditë më pas (koha mediane e matjes së parë) dhe

👉 340 ditë më pas (koha mediane e matjes së dytë).

🔬 U analizuan 23 lloje antigjenesh të ndryshme që përfshijnë:

🦠 SARS-CoV-2 origjinal,

🦠 Variante e shqetësimit (VOC) dhe

🦠 koronaviruset endemike njerëzore (HCoV).

✅ Siç pritej qartë nga epidemiologjia popullore, rezultatet flasin për sëmundje shumë të lehtë te fëmijët dhe për përgjigje më të fortë të antitrupave në krahasim me të rriturit.

👨‍👩‍👧‍👧 Ndër të ekspozuarit, u infektuan:

👉 33.8% e fëmijëve dhe

👉 57.9% e të rriturve.

✅ Pra, qartësisht fëmijët kanë 41.6% gjasa më pak për t’u infektuar kur kanë një person pozitiv në familje.

✅ Fëmijët gjithashtu kanë 5 fish më shumë gjasa ta kalojnë sëmundjen në mënyrë asimptomatike!

📃 Periudha e parë (109 ditë më pas medianisht):

44.9% e fëmijëve të infektuar ishin asimptomatikë

8.7% e të rriturve të infektuar ishin asimptomatikë.

📃 Periudha e dytë (340 ditë më pas medianisht):

45.7% e fëmijëve të infektuar ishin asimptomatikë

11.0% e të rriturve të infektuar ishin asimptomatikë.

🙏 Pavarësisht nga fakti që janë më shumë asimptomatikë, 11-12 muaj pas infektimit, fëmijët vazhdojnë të kenë më shumë antitrupa:

✅ 96.2% e fëmijëve kanë antitrupa 11-12 muaj pas infektimit, dhe

✅ 82.9% e të rriturve kanë antitrupa 11-12 muaj pas infektimit.

✅ Infeksionet asimptomatike prodhonin të njëjtat nivele antitrupash si infeksionet simptomatike, qoftë te fëmijët, qoftë te të rriturit!

🙏 Tjetër gjetje inkurajuese në favor të fëmijëve është shkalla e shtrimit në spital:

✅ 0.00% e fëmijëve dhe

👉 3.61% e të rriturve.

📃 Autorët dalin në përfundimet:

👉 Megjithëse fëmijët kanë ecuri klinike më të lehtë ose krejt asimptomatike pas infektimit me SARS-CoV-2, ata krijojnë një përgjigje imunitare antikorpale të fuqishme dhe të qëndrueshme në
kohë.

👉 Këto gjetje argumentojnë fort mbrojtjen e vazhdueshme pas infektimit dhe mund të informojë strategjitë e vaksinimit për fëmijët e shëruar nga SARS-CoV-2.

📃 Pra, fjalia e fundit thotë në mënyrë diplomatike që këta fëmijë nuk kanë asnjë nevojë për t’u vaksinuar duke qenë se antitrupa janë aty dhe po bëjnë punën e tyre!

📃 Gjithashtu, është studiuar vetëm përgjigja e disa antitrupave dhe, siç kemi përmendur gjithmonë, imuniteti përmban edhe antitrupa të tjere (p.sh. IgA), përgjigje qelizore dhe përgjigje
imunitare kujtese.

👨‍👩‍👧‍👧 Deri sa informacioni të shtohet, mos u panikosni për fëmijët miqtë e mi!

✅ Imuniteti i tyre (nëse nuk kanë sëmundje të tjera të rënda) bën punën e tij për mrekulli!

🏃 Lërini të lirë të luajnë, të shkollohen, të jetojnë! 🏃‍♀

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Për detaje:

https://www.medrxiv.org/con…/10.1101/2021.07.20.21260863v1

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes