Categories: Lajme

A ka mbërritur në Shqipëri varianti Delta? Flet Skënder Brataj: Kemi pasur shumë hyrje dalje këtë periudhë

Mutacioni Delta mund të ketë mbërritur edhe në Shqipëri. Këto dyshime janë ngritur edhe më shumë pasi një person që ka ardhur nga Britania në Shqipëri ishte i prekur me Covid me varatin indian.

Personi në fjalë kishte bërë tamponin para se të nisej dhe kur mbërriti në Shqipëri ka marrë e-mail se është i prekur nga Covid-19 me variantin Delta (indian), raporton TCH.

Në lidhje me këtë ka folur edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili nuk ka përjashtuar rastin që Delta të ketë mbërritur në vendin tonë.

“Por edhe mund të ketë hyrë. Kemi pasur shumë hyrje dalje këtë periudhë. Vendet fqinje janë prekur. Aq më tepër që parashikohet që do të predominojë Delta. Por ky mund të mos jetë rasti i vetëm. Pasi në vendin tonë vijnë persona nga vende të infektuara me Delta dhe ne nuk i kërkojmë minimumi tamponi negativ.

Ana negative është se do të rritet numri që e favorizon rritjen më tej në vjeshtë dhe ky është dhe problemi në Europë sepse rritet numri i atyre që shtrohen,” tha Brataj ndër të tjera.

Kujtojmë që pak ditë më parë ministrja e Shëndetësië, Ogerta Manastirliu tha se ka sinjale se varianti Delta ka mbërritur në Shqipëri.

Ajo tha se disa mostra janë dërguar drejt laboratorit në Gjermani për të bërë vlerësimin e mëtejshëm nëse kemi të bëjmë me variantin “Delta” në vendin tonë apo jo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

4 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

5 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

7 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

7 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

8 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago