Categories: Lajme

A ka mbërritur varianti “Delta” në Shqipëri? Flet zv.ministrja Rakacolli: Qytetarët të ‘vrapojnë’ për t’u vaksinuar

Varianti Delta i COVID është bërë mbizotërues në shumë vende të botës, përfshirë vendet fqinje me ne, ndërsa dyshimet janë të forta se ky mutacion ka mbërritur edhe në vendin tonë.

Kjo u bë me dije nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila në studion e “Repolitix”, u shpreh se ndonëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar për mbërritjen e këtij varianti, rritja e rasteve të reja të infeksionit që u vu re në dy ditët e fundit, është shqetësuese.

“Për variantin Delta kemi dyshime të forta, por nuk kemi akoma konfirmim zyrtar. Në analizën që bëhet specialistët thonë që ka sinjale që duhet të jenë të Deltës, por ne presim një konfirmim në laboratore që i bëjnë më të hollësishme këto analiza. Në këtë situatë, ku ka konfirmime në Kosovë, Greqi e Maqedoni, nuk ka sesi mos të ketë në Shqipëri, por gjërat duhet të jenë të konfirmuara që të publikohen”, tha Rakacolli.

Zv.ministrja i bërë apel qytetarëve që të ‘vrapojnë’ për t’u vaksinuar dhe të respektojmë masat anti-COVID që janë në fuqi, pasi, sikurse theksoi Rakacolli, pak rëndësi ka se çfarë varianti i virusit është, i rëndësishëm është fakti se masat parandaluese të infektimit janë po njësoj.

“Jemi në alert për të parë se çfarë do të ndodhë sepse pavarësisht situatës së qëndrueshme të këtij muaji të fundit, kemi një rritje të lehtë të rasteve. Por duhet të presim të shohim trendin se si do të shkojë puna. Indikatori më i rëndësishëm monitorues i situatës është numri i fataliteteve dhe i pacientëve në kujdes intensiv. Nuk mund ta themi që virusi është më i dobësuar në këtë periudhë. Nuk mund të gjykosh për agresiviteti e virusit me kaq të shtruar sa kanë qenë gjatë kësaj periudhe, por me analizat e bëra është shumë i dukshëm roli i vaksinave në këtë situatë. Ne kemi rritje rastesh, pak rëndësi ka se çfarë varianti është, e rëndësishme është që masat për të gjithë janë njësoj. Rritja e rasteve është shqetësuese dhe duhet të vrapojmë nëpër qendrat e vaksinimit, çdo qytetar duhet të vazhdojë masat dhe të rendi drejt vaksinimit. Pandemia nuk ka mbaruar”, shtoi ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

21 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

22 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

23 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

2 days ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

3 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

3 days ago