Aksident në Berat, kamionçina e mbushur me bombula gazi përplaset me ambulancën

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur “Rrapi” në lagjen “30 Vjetori” në Berat, ku një automjet është përplasur me ambulancën.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka të lënduar por vetëm dëme material, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sipas raportimeve, kamionçina e mbushur me bombula gazi i ka prerë rrugën ambulancës, ndërkohë që pas përplasjes, bombulat e gazit janë hequr me shpejtësi nga një automjet tjetër për të shmangur rrezikun ndonjë shpërthimi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP