Aksidenti trαgjik në Kroaci, flet djali i një prej shoferëve që humbi jetën: 3-4 ditë rrugë, ka pushuar vetëm një mbrëmje

Djali i një prej shoferëve që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Kroaci ka treguar se i ati ka pushuar vetëm një natë.

Adhurim Sylametaj thotë për mediat kosovare se babai i tij është nisur 3-4 ditë më parë dhe ka pushuar vetëm një natë në Kroaci ku më pas të nesërmen në mëngjes janë nisur drejt Kosovës.

“Janë nisur para 3-4 ditëve, edhe në momentin që kanë mbërri, menjëherë, veç atë mbrëmje kanë pushuar, dhe menjëherë të nesërmen në mëngjes rreth orës 09:00 janë nisur për në Kosovë. Herën e fundit kur kam folur me të ka qenë në momentin kur e kaluar kufirin Gjermani-Austri”, tha Sylmetaj

Sipas mediave kroate, fillimisht ka qenë shoferi Naser Sylmetaj i cili drejtonte autobusin por më pas ai është ndërruar me kolegun e tij.

Si pasojë e aksidentit, Sylmetaj nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra. Në ngjarjen e frikshme kanë humbur jetën 10 persona dhe janë plagosur mbi 40 të tjerë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP