Aktorët e famshëm shtangin me deklaratën: Nuk i lajmë fëmijët!

Aktorët e famshëm Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kanë habitur ndjekësit me deklaratat e tyre të fundit. Ata nuk i lajnë çdo ditë fëmijët e tyre dhe kjo e ka një arsye.

Çifti, të cilët janë prindër të vajzës Wyatt Isabelle , 6 vjeç dhe djalit Dimitri Portwood, 4 vjeç, zbuluan se nuk besojnë në larjen e fëmijëve çdo ditë.

“Unë nuk kisha ujë të ngrohtë teksa isha fëmijë në rritje, ndaj dhe nuk bëja shpesh dush. Kur u bëra nënë, as fëmijët e mi nuk i laja çdo ditë. Unë nuk laja bebat e mi shumë shpesh. Sipas “Mayo Clinic” të lash fëmijën çdo ditë mund të thajë lëkurën e tij”,– u shpreh Mila.

Ndërkohë, Ashton shtoi se vetëm nëse shikon papastërti te fëmijët, duhet t’i lash ata.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP