Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka darkuar mbrëmjen e djeshme me këngëtaren e famshme shqiptare Dua Lipa. E mahnitur, diplomatja e lartë amerikane thotë se Dua është një super yll, në skenë dhe jashtë saj.
Bashkë me to, ka qenë dhe partneri i këngëtares dhe familja e saj.
“E lumtur të kisha Dua Lipën dhe familjen e saj, Anëar Hadid, Arben dhe Kuj Durollari, për darkë. Bisedë e mahnitshme në lidhje me njohjen e fuqisë dhe përgjegjësisë që të gjithë kemi (edhe nëse nuk e kemi zgjuar akoma) për ta bërë botën thjesht pak më të mirë, secili në mënyrën tonë. Dua është një super yll i mirëfilltë jashtë skenës, aq më shumë sa dhe në të”, shkruan Kim.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!