Angela Martini ndan pamje nga “Nata e verës në Kanë”

Modelja e njohur publikon postime të shumta nga jeta e saj personale në rrjete sociale. Madje, ajo nuk kursehet edhe me momente intime me bashkëshortin.

Së fundmi, ka publikuar disa pamje nga atmosfera në festivalin e Kanës derisa nuk i kanë munguar edhe ato me miket e saj. Angela Martini ka zgjedhur një fustan me ngjyrë të bardhë, i cili i ka ekspozuar këmbët e saj të gjata dhe belin e hollë.

Tutje, bukuroshja e ka perfeksionuar dukjen me flokë të rregulluara dhe makijazh. Ndryshe, në postimet e publikuara nuk i ka munguar edhe një video me bashkëshortin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP