Anglezët nuk e durojnë dot humbjen në shtëpi, nënshkruajnë peticionin që të riluhet finalja dhe arsyeja është…

Ashtu si pritej, tifozët anglezë e kanë përjetuar shumë keq humbjen në finalen e Euro 2020 kundër Italisë.

Disa prej tyre e kanë shfrenuar fantazinë dhe kanë nisur një peticion për rizhvillimin e duelit final.

Shkaku? Gjithçka lidhet me arbitrin Bjorn Kuipers. Gjyqtari holandez akuzohet për favorizim të skuadrës së Roberto Mancinit sipas anglezëve.

Girgio Chiellini tërhoqi nga fanella Bakayo Saka në sekondat e fundit të kohës së rregullt, veprim për të cilin u ndëshkua me karton të verdhë. “Saka u keqtrajtuar nga Chiellini, i cili duhej larguar me karton të kuq. Arbitri ishte i njëanshëm dhe favorizoi Italinë“, lexohet në peticionin online të disa tifozëve anglezë, teksa ka nisur puna për mbledhjen e firmave për të përsëritur finalen e Euro 2020.

Absurditet, nga i cili janë distancuar shumë tifozë të tjerë…

Për momentin ka disa koleksione firmash, por vetëm njëra afrohet me 1,500 nënshkrime, ndërsa të tjerët kanë numër të vogël.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes