Antonela Berisha, ish-konkurrentja e “Përputhen” ka festuar mbrëmë ditëlindjen. Antonela kishte organizuar një festë ku mblodhi miqtë e personazhe të njohur të ekranit.
Nga postimet e shumta në Instastory ajo shfaqet teksa këndon e kërcen me miqtë e duket se ia janë kënaqur pamasë.
Nuk kanë munguar as urimet e shumta dhe dhuratat për Antonelën
Ish-konkurrentja kishte zgjedhur të vishej me fustan ngjyrë vjollcë për ditëlindje.
Të ftuar nga “Përputhen” ishin Ana Lleshi, Princ Mile, Antoneta Koçi etj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!