Categories: Lajme

Apartamente, garazhe e makina, gjyqtarja e Apelit të Tiranës del para Vettingut, nuk justifikon dot…

TIRANË
Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku, u përball të enjten, më 1 korrik, me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në kuadër të procesit të Vettingut, ku u evidentuan probleme të shumta me pasurinë e saj. Hetimi administrativ për Zegjine Sollakun u krye nga trupa gjykuese që kryesohet nga Xhensila Pine, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi.

Gjyqtarja e Apelit ishte e pranishme në seancë dëgjimore publike, ndërsa shoqërohej nga bashkëshorti i saj, ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, në cilësinë e avokatit. Gjatë seancës dëgjimore u evidentuan pasaktësi në deklarime dhe mungesa burimesh financiare në vlerën totale 7 milionë lekë. Sipas raportit të Komisionit, bashkëshortët Sollaku kanë në pronësi 8 apartamente, te verifikuara nga hetimi administrativ, disa garazhe, si dhe dy makina.

Gjyqtarja u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, si dhe nuk u evidentuan probleme për kriterin e profesionalizmit. Në raport thuhet se nuk janë gjetur indicie edhe në 58 denoncimet e kryera nga publiku, ku 20 prej tyre kanë qenë të përsëritua dhe të depozituara nga i njëjti person. Relatori Hamitaj tha se gjatë hetimit për profesionalizmin janë evidentuar vonesa në fillimin e seancave gjyqësore ose në dorëzimin e vendimeve të arsyetuara.

Avokati Sollaku i kundërshtoi gjetjen e komisionit. Ai tha se, sikurse ka rezultuar edhe nga hetimi administrativ, të gjitha transaksionet financiare janë kryer nga ana e tij, ndërsa shtoi se e shoqja gjyqtare kishte qenë gjithmonë e fokusuar te detyra.

Ai paraqiti para komisionit një përmbledhje të bilanceve të të ardhurave dhe shpenzimeve të tij që nga viti 1991 e në vijim, duke pretenduar se ka pasur burime të mjaftueshme të ligjshme për krijimin e pasurive. Në fund të seancës, Zegjine Sollaku i kërkoi komisionit ta konfirmojë në detyrë, ndërsa vendimi për të pritet të shpallet më datë 8 korrik.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

2 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

3 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

4 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

1 day ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

2 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

2 days ago