Aristela dhe Mevlani u fotografuan bashkë në shtrat, vjen reagimi i fortë nga Ledjana

Ditën e djeshme Mevlani mori vëmendjen e të gjithëve duke publikuar një foto pranë Aristelës në rrjete sociale. Dyshja shfaqeshin bashkë në një shtrat dhe kjo nuk është pritur aspak mirë nga fansat e Ledjanës.

Ato kanë bërë thirrje që të gjithë të bllokojnë llogarinë e Aristelës në Instagram, pasi sipas tyre ajo nuk mund të zërë vendin e Ledjanës në jetën e Mevlanit.

Mirëpo, ç’thotë vetë Ledjana për gjithë këtë?

Me anë të një postimi, ajo iu ka kërkuar fansave të heqin dorë, duke thënë se nuk ka armiqësi me asnjë.

“Do ju lutesha të mos ofendonit askënd nëpër statuse aq më pak fanpage që kanë emrin tim. Nuk kam armiqësi me askënd, secili është i lirë të lidhet dhe të shoqërohet me kë të dojë”, ka shkruar Ledjana.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes