Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër pas arr estimit të zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda për korrupsion, cila u kap në përgjime duke marrë euro, një celular dhe një arkë me peshk për të futur në punë një person tjetër.
Murrizi thotë se SPAK u ngrit për të kapur peshqit e mëdhenj dhe nuk ka vepruar me të njëjtin standard për të njëjtat fenomene.
Madje Murrizi ironizon më tej duke shkruar se kur sheh funksionare të lartë të pushtetit që pranojnë si rryshfet edhe një arkë peshk, ‘mendoj se kaq të babëzitur janë këta mostra që qeverisin shqiptarët saqë m** t’u japësh nuk thonë kurrë jo.’
‘SPAKU sipas aleateve qe e ideuan dhe financuan reformen ne drejtesi ne fakt u ngrit per te kapur peshqit e medhenj
Kush e kishte menduar qe do arrestomte peshq jasht standartit, per nje arke peshk ryshfet
Po mire qe paskeni kohe dhe burime njerezore per te pergjuar “ sardele” qe nuk kane lidhje as me qytetaret me te keputur qe marin edhe arken e peshkut qyl, po pse dy standarte per te njenjtin fenomen?????
Po neqoftese mjeket e arrestuar per ryshfet do kishin mare nje arke peshk, nje iphone dhe nje zarf pa numeruar ne çante, a do ishin arrest shtepie????
Apo duhet te dilnin ne pergjime qe kalova lumin te q kalin ose u keputen ne b keta familjaret ose duhet te mernin nje arke me peshq te qelbur nga koka siç thote i “ndershmi” i politikes Shqiptare
Kur shoh qe nje funksionare e larte e pushtetit pranon si ryshfet edhe nje arke peshk, sinqerisht mendoj qe kaq te pa ngopur e te babezitur jane keta mostra qe qeverisin Shqiptaret saqe edhe m… po tu japesh, nuk thone kurre jo
Nuk e di se sa vlere ka morali dhe dinjiteti per kete lloj kategorie qeniesh njerezore!!!!’- thotë Murrizi.
GJKKO la në ‘arr est shtëpie’ në mungesë Vodën më 13 korrik, ndërsa “Report Tv’ mësoi sot të tjera detaje në lidhje me dosjen e Rovena Vodës, ku rezulton se ajo ra në ‘rrjetën’ e SPAK nga përgjimet që SPAK kishte nisur për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë pak ditë më parë nën akuzën e korrupsionit. Emirjan Beu, i cili ndërhyri te prokurori Karriqi për pushimin e një çështje, rezulton se është vëllai i Florida Beut, avokate, e cila gjithashtu është në “arrest shtëpie” pasi akuzohet se i ka dhënë 2 mijë euro ish zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda për ta punësuar në Ministrinë e Brendshme. Pikërisht nga përgjimet e Emrijan Beut dhe lidhjeve të tij me prokurorin Karriqi, është zbuluar edhe rasti i Vodës.
Nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes. Marrja e eurove dhe të mira materiale janë filmuar, përgjuar dhe fotografuar nga SPAK, ndërsa ato janë marrë në momente të ndryshme dhe jo të gjitha njëherësh. Për ngjarjen Rovena Voda, Majlinda Hasani dhe Florida Beu janë në ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohen për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!