“Armiq” prej dhjetë vitesh, Stresi i kërkon falje familjes, por jo Noizy-t

Prej kohësh dy reperët e njohur, Noizy dhe Stresi kanë thumbuar herë pas here njëri-tjetrin, por mesa duket kësaj “armiqësie” i ka ardhur fundi.

Këtë e ka bërë të ditur për publikun dhe ndjekësit e tij vetë reperi Stresi i cili në këngën e tij të fundit të publikuar me titullin “Po foli i fundit”, të gjithë aluduan se vargjet e kësaj kënge janë krijuar enkas për Noizy-n për t’i kërkuar falje.

Disa nga vargjet e përmendura në tekst janë “Unë ty të fala nuk të çoj, por veç familjes tënde. Unë jam djali i Sali Lushës, kërkoj falje për do të shame”.

Ndërsa vetëm një natë më parë ka qenë po vetë Stresi që gjatë një bisede virtuale me Kozal Braçin është shprehur se ka pasur nxitje nga njerëz të tjerë për konfliktin me Noizin dhe se me këta persona nuk flet më.

Më tej Stresi ka pranuar se i ka kërkuar falje familjes së Noizyt për ofendimet që i ka bërë gjatë këngëve të tij, dhe tha se nuk ndihet aspak krenarë për atë që ka bërë.

“Kemi qenë problematik, tani jemi bërë serioz. Ka pasur nxitje nga mbrapa, me persona që unë sot s’jam me ta, por kam bërë për ta. Falje ju kërkoj të gjithë atyre që unë ju kam ofenduar familjen, sepse burri që është burrë nuk e shan familjen. Me ato te shara që kam bërë unë në muzikë, në hip hop, nuk jam krenarë fare dhe unë thjesht i kam kërkuar falje në emrin tim dhe si djali i filanit”, është shprehur Stresi.

Kujtojmë se dy reperët ka plotë një dekadë që nuk flasin me njëri-tjetrin, ndërsa emri i vërtet i rreperit është Arkimed Lushaj, ndonëse e thërrasin me ‘nofkën’ Stresi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes