Categories: Lajme

Arrestohet drejtori i policisë, i gjejnë në banesë tualetin e punuar me ar dhe shumën marramendëse të parave

Një tualet i punuar me ar është gjetur në vilën e një drejtori policie të një rajoni në Rusi i arrestuar për akuzën e korrupsionit. Vila superluksoze u kontrollua gjatë një operacioni bastisjeje nga hetuesit rusë të cilët thanë se shkatërruan një bandë policësh të korruptuar.

Agjencia federale ruse, SK, publikoi video të superluksit të gjetur gjatë këtyre bastisjeve.

Në pranga ka rënë drejtuesi i policisë rrugore në rajonin Stavropol, Col Alexei Safonov së bashku me 6 persona të tjerë.

Kreu i policisë rrugore akuzohet se merrte rryshfet duke i dhënë leje false bizneseve, për të kaluar pa u kontrolluar në pika kufitare kamionë të tërë me grurë dhe material ndërtimi.

Autoritetet ruse thanë se kishin kryer 80 bastisje mes tyre dhe në banesën e kreut të policisë rrugore kishin sekuestruar edhe sasi të mëdha parash kesh si dhe makina luksi.

Komiteti investigativ, SK – (Agjencia federale ruse është një strukturë e ngjashme me FBI në SHBA – thotë se banda e Safonov merrte ryshfet që varionte në më shumë se 225 mijë dollarë, dhe kjo veprimtari është kryer për vite të tëra.

Nëse shpallet fajtor Safovon rrezikon 15 vite bu rg, ndërsa mes të arrestuarve është dhe paraardhësi i tij, Alexander Arzhanukhin.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se zbulimi i pazakontë i tualetit të punuar me ar në banesën e drejtorit të policisë ka tërhequr vëmendjen më shumë se vetë operacioni i bastisjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

21 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

22 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

23 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

2 days ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

3 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

3 days ago