‘Më ka zhgënjyer’, Atdheu tregon çfarë ka ndodhur mes tij dhe Jasminës

Pak javë më parë, ish-konkurrentja e “Përputhen”, Jasmin Kadriu ishte e ftuar në “Top Arena”. Gjatë intervistës me Antonelën, ajo zbuloi se ishte zhgënjyer nga Atdheu, por pa e treguar arsyen.

Së fundmi, Atdheu ka treguar se çfarë ka ndodhur mes tyre, në një intervistë për emisionin “Në Pranga”. Sipas Jasminës, ai është bërë shkak për ndarjen e saj nga Andi.

“Sa herë që ka pasur konflikte me Jasminën, nja 2-3 herë i kam bashkuar unë. Sidomos Jasminën e kam përkrahur shumë, me aq mundësi sa kam pasur, për çdo gjë më ka pasur mbrapa. Doli dhe ajo në një emision tha më ka zhgënyer Atdheu. Imagjino e kam zhgënjyer unë. Po kur zbulova arsyen, ma thanë të tjerët, jo ajo, ishte fjala që gjasme unë e kam ndarë Jasminën e Andin. Unë nuk i kam ndarë, Andi është gjallë edhe mundet të flasë dhe i vërtetohet e kundërta Jasminës. Këto u ndanë mes vete dhe unë prapë i kam mbajtur të dy afër, se s’kisha si t’i largoja pse janë ndarë, tregoi Atdheu.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP