‘Aty kam djersën dhe gjakun tim’, mjekja rrënqeth me fjalët e saj: Kam harruar veten time për këtë profesion

Mjekja e njohur Lida Shosha ka menduar të bëjë një reflektim në kohë, reflektim i një mjeku që gjithë jetën e tij profesionale e ka investuar tek shëndetësia, për të dhënë jetë e gëzim tek të tjerët.

Sot aktualiteti ynë social-politik është një lëmsh i vërtetë, me zyrtarë e drejtorë administrate që po arrestohen, përfshirë këtu dhe mjekë që në një moment të jetës së tyre profesionale kanë shkelur betimin e hipokratit.

Me anë të një shënimi të fortë në rrjete sociale, Lida Shosha kthen pasqyrën nga vetja dhe sheh një bluzë të bardhë që s’është bërë kurrë pis, që gjithnjë sakrifikoi duke lënë djersën dhe gjakun në punë.

Mesazhin e ka të fortë si për qytetarët ashtu dhe për një pjesë të politikës, për ata që siç e quan ajo vetë, e kanë përdorur mjekësinë si lopë për ta mjelë, dhe tani kush të mundet hedh vrerë pa hesap.

“Shëndetësia, kjo lopë që e molën kush mundi, ndër dhjetra vite, do reformë rrënjësore, politika të shëndetshme, investime konkrete, e mbi te gjitha vlerësime financiare reale bazuar në investimin e vlerën qe ka ky profesion”, shkruan ajo ndër të tjera.

Reflektim i nje mjeku.

Pas nje viti skëtere, me shumë ngarkesë në punë, dhe raste tejet sfiduese të neglizhuara e të keqtrajtuara, pas një përballje titanike personale dhe familjare me covidin, me humbje jetësh të afermish në farefis, arihet piku ku truri dhe trupi nuk mban më, e keshtu vendos te bësh 5 ditë pushim. Harron kush je, harron ku ishe dje, fillon dhe fle, sepse timoni i trurit mer tjeter drejtim. Për nje moment, mendon te rish atje ne breg,te ngresh nje cadër, si gabelët bohemë, apo robison kruzo i shekullit 21, thjesht te marësh frymë. Telefoni, aq me mirë kur te bie ne ujë, e mbledh mendjen përfare.

Shkon te hidhesh në det, smendohesh dy here, të bëhet çtë bëhet, sna vrau kovidi, sdo na mbysë deti.

Gradualisht fillon te qetësohesh fizikisht e psikologjikisht.

Kur kthehesh, mendon po sikur te mos vazhdoj më, boll, u lodha, strapacova jetën, sdi ku eshte kafja qe shkoja dikur, po gjene Covidi na e zgjidhi kët dilemë, se na e fshiu fare etjen për kafe, pyes femijet ,dini ndonje restorant të mirë për sebepe se sja kam haberin cbëhet, kam harruar miqtë e kusherinjtë, madje skam shku as tek varri i babait në përvjetor. Gjithë jetën time në spital e kam harxhu, dimër , behar, festa, gëzime, vaki, ëeekende, pashkë, bajram e krishtlindje, kam harru dhe veten time.

Përse?

A ka ndokush nje profesion te tillë, që kërkon impenjim me sublim se ky? Se di.

Përgjigja vetvetiu del nga shpirti.

Dashuria e pamatë për bluzën e bardhë, që i kushtova jetën dhe shpirtin tim deri në qelizë, dashuria pa kufi, për bisturinë e artë që në duart e nje kirurgu profesionist jep shpresë e kthen në jetë, nje nëne, një bir, nje babë, një gjysh, nje koleg, nje mik, një të njohur, një të panjohur, një bashkombas, nje te huaj, nje te burgosur, nje komshi, nje mikun e nje mikut të bashkfshatarit tim etj pafund se radha është kaq e gjatë sa janë vitet e jetës time.

A jam përballur me raste të rënda, shumë herë, me pacientë të vështire , shumë herë, me familjarë e të afërm me diplomë e doktoraturë googoli, përditë. Zyrën time dhe figurën time skam lejuar kërkend kurrë të ma dhunojë , ska shans, jo se jam herkuli, por aty fle gjaku dhe djersa çurg e jetës time deri në qelizë, flene orët e vjedhura femijëve, familjes, nenes, miqve. Ky shtet i braktisi mjekët me kohë, mjekun e mirë, dhe mjekun e dobët produkt i politikave korruptive dhe kupolave të paprekshme që menduan per vete dhe jo te bënin detyrën e pregatitjes se brezave, e normal tani mjekët po e braktisin me vaporë. Sigurisht ca do mbeten, dhe mes tyre jam dhe unë. Do e dëgjoj llumin dhe vrerin e nje pjese të popullit, po të mediave,xhandarë të pushtetit, po të politikanëve që kur janë mirë u bien mjekëve, kur janë sëmure prapë u bien mjekëve këtu, e kurohen jashtë kufijve, se kete corbë që gatuan ndër vite, kujtojne se e gatuan vec per miletin. Jo or jo, nga kjo corbë do hani dhe ju, se mjekësia nuk eshte xhiro në bulevard me ferrari e pordhë havjari, ka dhe sëmundje që ta marrin shpirtin me sekonda,kur ju investuat e menduat vec për milionat. Askush ne kët botë dhe në atë tjetrën nuk më ben të ndihem i përdhosur, nga lumi i mallkimeve qe derdhen si shigjeta mbi bluzat e bardha.

Bluzen time e kam të pastër si bora e Valbones, si deti i Ksamilit , si uji i lumit te Shalës, t’më thojë kush në zyrën time, një llaf që se meritoj, e mer përgjigjen përballë….se kështu për letra poshtë derës..tip jovan bregu , jemi popull nam.

Shëndetesia, kjo lopë që e molën kush mundi, ndër dhjetra vite, do reformë rënjësore, politika të shëndetshme, investime konkrete, e mbi te gjitha vleresime financiare reale bazuar ne investimin e vlerën qe ka ky profesion.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP