Kosova është përfshirë ditën e sotme nga reshje të dendura shiu dhe breshëri.
Në një dalje publike IHMK-ja ka paralajmëruar qytetarëtse reshjet e shiut mund të shkaktojnë probleme dhe vështirësi lokale, si në funksionimin e sistemeve të kanalizimeve, dhe të ujërave atmosferike, vështirësi lokale të qarkullimit rrugor dhe rrëshqitje të dheut.
Komunat më problematike paraqiten Skenderajt, Drenas e Vushtri.
Kujtojmë që Europa Perëndimore është goditur nga përmbytje të mëdha duke shkaktuar mbi 120 të vdekur. Situata më e rënduar paraqitet në Gjermani ndërkohë që Belgjika, Zvicra dhe Holanda kanë shpallur gjendjen e emergjencës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!