Autoriteti i Aviacionit në SHBA ndryshon rregullat, Jeff Bezos nuk është astronaut

Ndonëse fluturoi në kufi të hapësirës, miliarderi amerikan nuk e ka fituar dot titullin e astronautit.

Autoriteti Federal i Aviacionit në SHBA ka vendosur të ndryshojë rregullat, tashmë që hapësira duket se po kthehet në një destinacion turistik për njerëzit e pasur.

Bezos dhe ekuipazhi i tij u lëshuan nga baza e Blue Origin në Teksas, dhe për rreth 4 minuta qëndruan në atë që quhet kufiri i hapësirës në zero gravitet.

Por Bezos, vëllai i tij dhe një 18-vjeçar holandez dhe një ish-pilote 82-vjeçare nuk do të arrijnë të marrin krahët e astronautit një gradë e dhënë nga të miratuar nga FAA.

Në mënyrë që të kualifikohen FAA thotë se ata duhet të bëjnë diçka në të mirë të njerëzimit teksa fluturojnë 80 kilometra më thellë nga hapësira e përcaktuar ndërkombëtarisht.

Vetëm 82-vjeçarja Ëally Funk ka gjasa të marrë krahët e nderit të astronautit, në shenjë respekti pasi ka shërbyer për shumë vite si pilote dhe i ishte mohuar më herët në rininë e saj mundësia për të fluturuar me NASA.

E njëjta gjë vlen edhe për ekuipazhin e Virgin Galactic që u lëshuan në hapësirë disa ditë më praë. Tashmë sipas rregullave të reja të FAA çdokush që dëshiron të marrë gradën komerciale të astronautit duhet të kryejë ndonjë aktivitet, eksperiment apo veprimtari në të mirë të njerëzimit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP