Lajm i madh! Merr fund makthi, babai shqiptar gjen shëndoshë e mirë dy vajzat e humbura prej së mërkurës

Lajme të mira vijnë nga familja Hyseni në Gjermani. Mësohet se babai shqiptar, Shefik Hyseni, 46 vjeç, arriti të gjente dy vajzat e tij, të cilat kishin humbur kontaktet pas përmbytjeve në Gjermani.

Ai arriti që të shtrëngojë në krahë vajzat e tij, Lauretën dhe Altunën, të cilat i kishte shpëtuar një helikopter. Shqiptari për orë të tëra nuk e dinte asgjë mbi fatin e dy vajzave të tij, ndërsa më herët lëshoi thirrjen për ndihmë në media. Ai tha për BILD se; “Të mërkurën në mbrëmje vajzat e mia më telefonuan dhe më thanë se uji kishte hyrë tashmë në katin e parë!”, -tha 46-vjeçari që vrapoi menjëherë në shtëpi.

Por kur ai arriti nuk kalonte dot më – uji ishte kudo! “Hera e fundit që fola me to ishte rreth orës 21:00. Pastaj lidhja u ndërpre”. Pasi u takua me dy vajzat e tij, babai tha se të gjithë kishin qarë kur ishin përqafuar. “Ne vetëm kemi qarë në krahët e njeri-tjetrit. Tani duhet vetëm të shohim se çfarë ka mbetur nga shtëpia jonë.”, tha ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes