BE vendosi të “kyç” derën, flet zyrtari amerikan Palmer: I zhgënjyer që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk nisën negociatat

Nis punimet Samiti i Prespës, me pjesëmarrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Serbia, Mali i zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia, si presidente e Bashkimit Evropian.

Zëvendës ndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, gjatë faljes së tij në takim u shpreh se liderët e rajonit duhet të jenë më konkretë në realizimin e objektivave ekonomike dhe politike.

Ai tha se mbështet nismat e Bashkimit Evropian për të përkrahur rajonin duke shprehur edhe zhgënjimin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk mundën të nisnin negociatat, teksa bëri thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovë.

“Është jetike që BE të mbështesë rajonin dhe të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Jemi të zhgënjyer nga vendimi për të mos nisur negociatat, sepse këto shtyrje kanë penguar përparimin e synimeve tona në rajon, jo vetëm normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por më shumë se kaq”, tha ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes