Bebe Rexha për përmbytjet dhe ndryshimet klimatike: Nëse nuk e besoni që kjo po ndodh, atëherë jeni idiot

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, duket se është e shqetësuar për ndryshimet e fundit klimatike në glob.

Ajo ka rishpërndarë së fundmi në InstaStory një pamje të përmbytjeve që po ndodhin në disa shtete evropiane, duke shkruar në mbishkrimin e saj se një gjë e tillë po ndodhë dhe është e vërtetë.

“Nëse nuk e beson që ndryshimi i klimës është i vërtetë, atëherë ti je një idiot”, shkroi 31-vjeçarja në mbishkrimin e postimit.

E krejt kjo duekt se vjen si pasojë e diskursit publik rreth ndryshimit të klimës globale, për të cilën ka ende persona që nuk besojnë në të.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP