Bëni kujdes në këto ditë përvëluese, ja cila është temperatura ideale që duhet të mbani kondicionerin e makinës kur e ngisni atë

Në temperatura të larta, drejtuesit e mjeteve do të kërkojnë freskim në kondicionerin, por nuk duhet ta teprojnë. Ekstremet sigurisht që nuk janë të mira, as temperaturë shumë të lartë, as shumë të ulët.

Nëse është 30 gradë jashtë, mos vendosni ajrin e kondicionuar në veturë, për shembull, 17. Nuk është as e shëndetshëm dhe as e mirë, veçanërisht kur dilni nga automjeti pasi keni qëndruar në veturë për një kohë të gjatë dhe menjëherë futeni në kushte tropikale.

Klubi gjerman i makinave ADAC zakonisht rekomandon temperatura midis 22 dhe 25 gradë. Kjo do t’ju mbajë të përqendruar gjatë ngasjes. Mos e drejtoni ajrin direkt në kokë ose në gjoks, por drejtojeni atë drejt xhamit.

Konsumi i karburantit me “kondicioner” të ndezur rritet deri në një litër karburant për 100 kilometra. Por mos kurseni. Temperatura e lartë brenda veturës rrit stresin e ngasjes. Kjo zvogëlon aftësinë e përqendrimit dhe shpejtësinë e reagimit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP