“Benzi” me 195 km/h në aksin Levan-Vlorë nuk i bindet urdhrit, policia arreston 8 shoferë dhe pezullon 39 patenta

Tetë shoferë janë vënë në pr a nga gjatë 24 orëve të fundit, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të de hur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Forcat blu bëjnë me dije se janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 27 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 195 km/h në aksin Levan-Vlorë) dhe 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë ndë shkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2150 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, konkretisht:

-Janë ndës hkuar me masë administrative nga Policia Rrugore e Tiranës, falë edhe denoncimeve të drejtuesve të automjeteve që qëndrojnë në radhë, 291 drejtues mjetesh, për qarkullim në korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe ato të emergjencës.

-310 për parakalime të gabuara, 322 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 241 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 287 për shpejtësi tej normave të lejuara e sjellje agresive në rrugë etj.

Në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve intensive, nisur edhe nga fakti se në shumë raste ak si dente sh janë përfshirë edhe drejtues të motoçikletave, janë evidentuar dhe ndëshkuar 202 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

-479 drejtues mjetesh për parkime të gabuara, duke u bërë pengesë për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe të këmbësorëve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes