VLORË– Ishte paralajmërimi i fundit vendosja e Himnit të Flamurit! Kështu e mbyllën biznesin e tyre, mbrëmjen e djeshme pronarët e lokaleve në zonën e Lungomares në Vlorë. Ata zgjodhën që të mos i respektojnë rregullat e pandemisë së koronavirusit duke u përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit.
Pjesa më e madhe e bizneseve në shenjë proteste, zgjodhën të vendosin njëherazi në orën 21:45, Himnin Kombëtar, me zë të lartë, pak para mbylljes së orarit muzikor, i cili është ora 22:00. Himni u dëgjua në çdo biznes dhe kjo tërhoqi vëmendjen e policisë së shtetit.
Disa prej pronarëve të bizneseve u përplasën mbrëmjen e djeshme me efektivët. Policia ka shoqëruar një administratore lokali dhe disa punonjës, çka ka nxitur dhe protestën e qytetarëve që qëndruan për orë të tëra përballë komisariatit të Vlorës duke kërkuar lirimin e të ndaluarve.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!