Categories: Shëndet

Bllokimi i veshit nga noti/ Ja pse ndodh dhe çfarë duhet të bëni

Noti është një nga arsyet kryesore që veshi bëhet një pre e lehtë e infeksioneve. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për faktorët e rrezikut të infeksionit të veshit dhe si t’i shmangni ato.

Noti Ose Lagështia E Tepërt
Noti i shpeshtë dhe i vazhdueshëm apo futja e ujit në vesh mund të zbusë lëkurën e kanalit të veshit. Lagështia prish ekuilibrat e baktereve të shëndetshme që jetojnë në këtë zonë.

Çfarë Duhet të Bëni
Në këto raste duhet të përdorni tapa veshi ose sigurohuni që të thani veshët duke e mbajtur kokën mënjanë deri sa uji të dalë nga veshi. Për një përtharje më të mirë përdorni edhe tharësen e flokut në distancë nga veshi. Mund të përdoni edhe pambuk të lyer me pak vaj ulliri në vend të tapave të veshit kur hyni në ujë për not.

Pastrimi Ose Gërvishtja E Kanalit Të Veshit
Pastrimi i kanalit të veshit heq edhe dyllin mbrojtës të tij. Përdorimi i gishtave, kunjave prej pambuku e të tjerë e dëmton rëndë lëkurën. Sipas të dhënave, ekspertët thonë se në kanalin e veshit nuk duhet futur asnjë send, sado i vogël të jetë.

Futja e Sendeve Në Vesh
Përdorimi afatgjatë i kufjeve, aparateve të dëgjimit, tapave e çdo sendi tjetër e dëmton lëkurën e veshit. Nëse përdorni aparat dëgjimi, atëherë duhet ta pastroni çdo mbrëmje. Sipas të dhënave, kufjet nuk duhen mbajtur për shumë gjatë në vesh, sepse jo vetëm që dëmtojnë dëgjimin por edhe kanalin e veshit.

Problemet Me Lëkurën
Psoriaza apo ekzema që shfaqet në lëkurën e kanalit të veshit nxit infeksionin. Reagimet alergjike që mund të shfaqen në vesh ndodhin si pasojë e përdorimit të produkteve si llaku, shampo, vathë apo medikamente. Nëse ju kruhet veshi, atëherë konsultohuni me një mjek për të diagnostikuar problemin. Infeksioni në pjesën e jashtme të veshit mund të evitohet duke folur me mjekun i cili mund t’ju japë solucione me pika ose të ofrojë trajtime për pastrimin e veshit./AgroWeb

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Share
Published by
admin

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

14 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

15 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

16 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

2 days ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

3 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

3 days ago