Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 2,941 teste të kryera, 70 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. MSH njofton se në 24 orët e fundit është shënuar 1 rast i humbjes se jetes, ndërsa janë shëruar 8 persona.
Numri total i rasteve aktive është 366. Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.832 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 413.078 doza të vaksinës. Deri më sot 137.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
30 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.832 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 413.078 doza të vaksinës.
Deri më sot 137.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.941 testime, 70 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i humbjes se jetes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.641. Në total numri i rasteve aktive është 366.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!