Gjykata e Posaçme kundër Ko rrupsionit dhe Kr imit të Organizuar vendos se, nuk do të ketë rinisje të hetimeve për ish-ministrin shqiptar të Mbrojtjes Fatmir Mediu. GJKKO ka rrëzuar pak më parë kërkesën e SPAK, që kërkonte që Fatmir Mediu të rihapej.
Ish-ministri shqiptar ak uzohet si një ndër njerëzit kryesor, përgjegjës, për tra gjedinë e Gërdecit. Mirëpo, gjyqtari i posaçëm Erion Çela ka vendosur në dhomë këshillimi se, dosja e shumëpërfolur e Gërdecit nuk do të hapet dhe Fatmir Mediu nuk do të gjykohet.
Tashmë, pritet se çfarë veprimesh do të ndërmarrin prokurorët e Prokurorisë Speciale SPAK. Ky vendim i Shkallës së Parë mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit, e cila do të japë dhe verdiktin final.
Më herët gjatë paradites së sotme, familja Durdaj i dërgoi një kërkesë Gjykatës së Posaçme (GJKKO) dhe kërkonte që Fatmir Mediu të gjykohej si një nga personat përgjegjës për tra gjedinë e Gërdecit. Mes 26 vik timave, ishte dhe djali i tyre i mi tur, Edison Durdaj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!