Categories: Lajme

Çfarë po ndodh kështu? Çmimi i naftës rriten me 3 lekë për litër, hera e katërt pas hapjes së ekonomisë e dyta për 10 ditë

Çmimet e karburanteve u rriten së fundmi për të katërtën herë radhazi që nga lehtësimi i pandemisë.

Në pikat e tregtimit të operatorëve kryesorë në vend, nafta dhe benzina po shiten me 3 lekë më shtrenjtë.

“Kastrati”, operatori më i madh i tregtimit të karburanteve me shumicë e pakicë, e tregton një litër naftë me 169 lekë për litër sot, nga 166 lekë pak ditë më parë. Kjo ishte rritja e dytë brenda 10 ditëve.

Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar në pesë muaj, me 21 lekë për litër mbi 14%

Shtrenjtimi i parë u shënua në shkurt 2021, me 6-8 lekë për litër, i dyti në maj me 5 lekë për litër, dhe po me kaq edhe në fund të qershorit dhe në tre lekë ditët e fundit..

Me fillimin e pandemisë në mars të vitit të kaluar, çmimet e naftës në vend ranë me shpejtësi, nga mbi 180 lekë, që ishin në shkurt, zbritën poshtë 150 lekëve (midis 144-148 lekë) deri në janar 2021, duke reflektuar ecurinë e çmimeve të karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Operatorët e tregut pohojnë se tendenca e fundit rritëse lidhet me shtrenjtimin e karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Në bursa, çmimi i naftës ka arritur në 75.8 dollarë për fuçi, nga 27 dollarë që zbriti në prill 2020, në kulmin e pandemisë, duke iu afruar nivelit më të lartë, që nga tetori i vitit 2018, si rrjedhojë e kërkesës së fortë globale dhe kufizimeve të prodhimit nga ana e OPEC. (shiko grafikun: Treguesi referencë i naftës Europiane, Brent gjatë tre viteve të fundit)

Gjallërohet konsumi

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se konsumi i karburanteve është gjallëruar në muajt e parë të këtij viti, pas rënies së fortë vitin e kaluar për shkak të kufizimeve të udhëtimeve gjatë karantinës. Në mars 2021, Indekset e volumit, Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare iu afruan nivelit të para pandemisë (shiko grafikun: Indekset e volumit, Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara, 2015=100).

Kompanitë importuese ndërkohë kanë krijuar rezerva muajt e fundit, duke importuar karburante me çmime të ulëta. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se në janar-prill 2021, importet e karburanteve arritën në një nivel rekord të pas viteve ’90, prej 175 mijë ton (Importet e karburanteve janar-mars. Operatorët e tregut pohuan se kjo rritje e fortë nuk ishte e lidhur me kërkesën.

Marrë nga Monitor.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

16 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

17 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

18 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

2 days ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

3 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

3 days ago