Categories: Lajme

Çfarë pritet të ndodhë në vjeshtë? Flet epidemiologu Alimehmeti: Delta ka simptoma ndryshe, njerëzit e neglizhojnë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha sot në ‘Repolitix’ se varianti Delta i COVID neglizhohet për shkak se ka simptoma disi më ndryshe dhe kjo po ndikon në përhapjen e tij. Në ‘Repolitix’, Alimehmeti tha se simptomat e variantit Delta janë dhimbje koke, rrufë sekrecione hundësh, dhimbje fyti dhe për këtë nuk i kushtohet rëndësi dhe njerëzit nuk vihen në alert. Por megjithë rrezikun e variantit Delta, epidemiologu shprehet se vjeshta që vjen nuk do t’i ngjajë aspak asaj të kaluarës, ku pavarësisht se do të ketë rritje të infeksionit, por jo në forma të rënda.

“Ky variant ka simptoma pak më ndryshe se COVID normal, nuk ka shumë temperaturë dhe kollë, por më shumë dhimbje koke, rrufë sekrecione hundësh, dhimbje fyti, ndaj dhe njerëzit e neglizhojnë, nuk i kushtojnë shumë rëndësi, nuk vënë në alert veten apo familjen. Duhet direkt të kontaktohet mjekja e familjes dhe të merren masa.

Janë shifra të mira nuk mund ta themi me siguri nëse do ketë rritje të shifrave, e sigurt është që vjeshta që vjen nuk do të jetë si ajo e kaluara, por dyshoj fort që pandemia të ketë kaluar plotësisht. Shira e të vaksinuarve nuk është në nivelet që siguron imunitetin kolektiv. Rritja e rasteve, sinjalin e ka dhënë të qartë për praninë e variantit Delta. Do të ketë rritje rastesh, por jo në forma të rënda. Nga ky aspekt jemi më të qetë, nuk do jetë kurrsesi si viti i kaluar”, tha Alimehmeti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Recent Posts

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

18 mins ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

51 mins ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

2 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

24 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

1 day ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

1 day ago