Çiljeta dhe Albani marrin vendimin e madh, janë gati t’i thonë përgjithmonë “Po” njëri-tjetrit

Çiljeta Xhilaga prej pesë vitesh po jeton një histori dashurie me portierin e Partizanit, Alban Hoxhën.

Që prej momentin kur dyshja bëri publike lidhjen e tyre në rrjet nuk kanë munguar aspak fotot e ëmbla të çiftit dhe momentet që ata kalojnë së bashku.

Çiljeta na ka treguar se Albani është mbështetja kryesore e saj dhe se djali i saj, Fernando ka një marrëdhënie të veçantë me të.

Mirëpo, lajme të reja po qarkullojnë nga çifti, mesa duket ata kanë vendosur që lidhjen e tyre pesë vjeçare ta çojnë në një tjetër stad, atë të martesës.

Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se Albani dhe Çiljeta janë gati thonë “Po” njëri-tjetrit.

Tashmë pasi kanë provuar bashkëjetesën dhe kanë njohur njëri-tjetrin më shumë ata e kanë ndarë mendjen që të hedhin hapin e madh me një festë ceremonial.

Deri më tani as Albani dhe as Çiljeta nuk i kanë konfirmuar këto zëra që po qarkullojnë lart e poshtë, por ashtu si dhe ju e dini” ku ka zë nuk është pa gjë”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes