Dakordësinë për pagën e kanë gjetur, Granit Xhaka gati të tranferohet tek gjigandët e Seria A

Granit Xhaka është më pranë se kurrë me Romën. Calciomercato raporton se klubet po negociojnë për transferimin e mesfushorit dhe kanë gjetur një të mesme në lidhje me vlerën e transferimit, e vetmja pengesë e këtij operacioni.

Oferta e parë e Romës ishte 10 milionë euro, por Arsenal kërkoi 20 milionë euro. Mourinho vazhdoi ta kërkojë kapitenin e Zvicrës dhe pas kësaj Roma rriti ofertën duke e çuar në 15 milionë, plus 25 të tjera bonuse lehtësisht të arritshme nga mesfushori.

Kjo me shumë mundësi do jetë formula përfundimtare e këtij transferimi. Granit Xhaka është gati të lërë Londrën dhe të transferohet në Romë. Ai prej javësh ka gjetur gjuhën e përbashkët për pagën prej 2.5 milionë eurosh në sezon, plus bonuse në varësi të paraqitjeve të tij.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP