Delta sapo u konfirmua në Shqipëri, por Britania e Madhe po heton për një variant të ri

Agjencia e Shëndetit Publik në Angli njofton se ka nisur testimin laboratorik për një variant të ri të koronavirusit të quajtur B.1.621.

16 raste të këtij varianti janë identifikuar deri tani në Britaninë e Madhe dhe pjesa më e madhe e tyre kanë lidhje me udhetimet jashtë vendit. Ky variant është përcaktuar si “variant nën hetim”.

Shëndeti Publik raportoi se deri tani është herët për të thënë nëse ky variant shkakton simptoma më të rënda apo është imun ndaj vaksinave.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, varianti është zbuluar për herë të parë në Kolumbi në janar të këtij viti. Deri tani me këtë variant janë regjistruar 1,267 raste në të paktën 27 vende të botës përfshi SHBA, Spanjën, Francën, Meksikën dhe Hollandën.

Qendra Europiane raportoi se ka prova Për një ndikim në transmetueshmërinë dhe në imunitet.

Në një publikim paraprak nga studiuesit në Kolumbi të publikuar në muajin maj, thuhet se ka një rritje në frekuencën e infektimit në një kohë relativisht të shkurtër në disa qytete afër ku teorikisht duhej të ishin të mbrojtur nga imuniteti i tufës, çka tregon për një indikim epidemiologjik.

Varianti ka pesë mutacione, ndër to mutacionet E484K, R346K, N501Y, D614G dhe P681H, sipas ECDC. Mutacionet E484K dhe R346K mund të ndihmojnë virusin të shmangë disa lloje të antitrupave, ndërsa mutacionet N501Y, P681H dhe D614G janë shoqëruar me rritje të transmetueshmërisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes