Dështon pa filluar mirë plani anti-seks i organizatorëve të Lojërave Olimpike, për të shmangur kontaktet mes atletëve dhe shpërndarjen e mundshme të CVOVID-19 gjatë aktivitetit. Organizimi me rreth 18 mijë shtretër kartoni në Fshatin Olimpik, të dizenjuar për t’u shkatërruar sapo të kishte lëvizje të forta apo peshë mbi atë të specifikuar për atletin, duket se nuk do të shkojë ashtu siç mendohej.
Me sa duket, shtretërit në fjalë paksa më rezistues sesa ishin planifikuar dhe sportistët që kanë zbarkuar të parët në Fshatin Olimpik, kanë bërë testet përkatëse.
Një provë reale e ka dhënë gjimnasti irlandez Ris MekKlanagan, i cili në Olimpiadë do të garojë në disiplinën e kalit me doreza, duke qenë rival i gjimnastit shqiptar Matvei Petrov për një medalje në këtë aktivitet.
Ai ka postuar një video në rrjetet sociale duke kërcyer mbi shtratin e tij dhe duket qartësisht se ky i fundit nuk prishet ashtu siç trumbetohej. Ndaj ai e ka cilësuar “fake news” çdo lajm për shtretërit anti-seks, duke u bërë të qartë homologëve të tij se mund të rrezikonin mbi shtretër të tillë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!