Vëlla e motër dhanë tek ata ryshfet për përfitime personale, Rovena Voda ra në ‘rrjetën’ e SPAK nga përgjimet e prokurorit të Kukësit

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me përgjimet që çuan në arr est shtëpie ish zv.ministren e brendshme, Rovena Voda. Emri i saj doli nga përgjimet që SPAK kishte nisur për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arr estua në Kavajë pak ditë më parë nën ak uzën e ko rrupsionit.

Karriqi ak uzohet se ka marrë 2 mijë euro për pushimin e një çështje të disa të arr estuarve për tra fik dr oge në Kukës. I arr estuar së bashku me prokurorin ishte edhe Emirjan Beu, i cili është një biznesmen që zotëron karburante dhe kompani të tregtimit të peshkut.

Emirjan Beu kishte ndërhyrë te prokuroi Karriqi për pushimin e një çështje ku disa persona ishin arr estuar pasi ishin kapur me dr ogë në Kukës. Emirjan Beu është vëllai i Florida Beut, e cila është në “arr est shtëpie” pasi ak uzohet se i ka dhënë 2 mijë euro ish zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda për ta punësuar atë në Ministrinë e Brendshme. Pikërisht nga përgjimet e Emrijan Beut dhe lidhjeve të tij me prokurorin Karriqi, është zbuluar edhe rasti i Vodës.

Nga dosja e prokurorit Edmond Karriqi, SPAK ka zbuluar mbi 10 zyrtarë që janë përfshirë në afera ko rrupsioni e shkelje ligji duke favorizuar persona të proceduar për shkelje ligji./shqiptarja

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP