Një aeroport në qytetin siberian të Yakutsk ndaloi përkohësisht operimin të dielën pasi bashkia, së bashku me 50 qyteza dhe rrethina të tjera u mbuluan nga tymi për shkak të zjarreve në rajon.
Rusia është përfshirë nga zjarret masive, për shkak të temperaturave të pazakonta të larta dhe neglizhencës në respektimin e rregullave të sigurisë. Deri më tani, rajoni më i prekur është Sakha Yakutia, që ndodhet në verilindje të Siberisë.
Zyrtarët lokalë të emergjencës thanë se 187 zjarre u përhapën në këtë rajon të dielën dhe përgjatë 24 orëve të fundit përllogariten se në flakë janë rreth 247 mijë hektarë.
Sipas asaj që shkruan The Independent, tymi i flakëve mbuloi 51 qytezat, fshatrat dhe qytetet në rajon, përfshirë kryeqytetit Yakutsk, duke i detyruar autoritetet që të pezullonin të gjitha fluturimet hyrëse e dalëse në qytet.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!