“Djali i …”- Aktori njohur turk me origjinë shqiptare i tregon miliona ndjekësve gjuhën e nënës

ktori i famshëm turk me origjinë shqiptare, Burak Yörük i ka treguar 1.3 milionë ndjekësve të tij gjuhën e nënës.

“Djali i nënës”
– shkroi aktori në gjuhën shqipe, krahas një foto të tij.

Burak Yörük ka zbuluar gjatë një interviste disa kohë më parë se nëna e tij është me origjinë shqiptare.

“Çka po bon, mirë, ti qysh je”, tha ai, teksa tregoi se di vetëm pak fjalë shqip.

Burak Yörük e ka nisur karrierën e tij në kinematografi në moshën 7-vjeçare, në vitin 2002 dhe numëron shumë role që nga ajo kohë.

Ndërsa së fundmi luan rolin e Çınar në komedinë turke “Aşk Logic İntikam”, që ka rezultuar mjaft e suksesshme.

/Panoramaplus.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes