Djaloshi ishte për vizitë te babai dhe po kthehej në Kosovë: Të gjithë fluturuam nga dritarja, menduam se po…

Një ditë pas aksidentit tragjik afër Sllavonski Brod të Kroacisë ku humbën jetë dhjetë 10 kosovarë, familjet e viktimave mbërritën para spitalit.

Disa nga udhëtarët e plagosur lehtë u liruan nga spitali gjersa 15 të lënduar rëndë janë ende në trajtim.

Drilon Muji, një nga pasagjerët, i tha RTL se kishte vizituar babanë në Gjermani dhe se ishte duke u kthyer në shtëpi. Kur ndodhi aksidenti, ai ishte në gjumë dhe u zgjua nga goditja dhe britmat e pasagjerëve të tjerë, transmeton Telegrafi.

“Kur hapa sytë, pashë që dikush theu xhamin e autobusit dhe doli përmes tij, kështu që unë e ndoqa instinktivisht. Kur dola, mendova se kjo nuk ishte një ëndërr. Fillova të ndihmoj njerëzit, disa u plagosën, disa me dëmtime më serioze, disa kishin vdekur tashmë”, tha Muji.

Shumë prej tyre udhëtonin drejt vendlindjes për pushimet verore gjersa pas tyre e kanë lënë një prej ditëve më të frikshme të jetës së tyre.

“Unë rashë nga kati i dytë i autobusit me gruan time. Gjithçka ra poshtë. Të gjithë ne që ishim afër dritares, fluturuam jashtë. Njerëzit nuk ishin në shtëpi për shkak të pandemisë në dy vjetët e fundit dhe ata ishin shumë të lumtur, por këtu ata nuk u kthyen në shtëpi “, tha Ramo Gashi.

Në konviktin ku po qëndrojnë, ata janë duke pritur informacione për anëtarët e familjes që janë ende në spital. /Telegrafi/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes