Dolën çift, por nuk u panë kurrë bashkë: Ola ‘bëhet e gjallë’ dhe i hedh kunja Muratit

Pak muaj më parë Murati dhe Ola dolën çift nga “Përputhen”. Murati i tha Olës të bënte valixhen gati, pasi do shkonin në Turqi për t’u njohur me familjen e tij.

Mirëpo, çfarë ka ndodhur? Që pas daljes nga programi, dyshja nuk janë parë askund në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ola është parë duke shijuar pushimet, por pa Muratin.

Së fundmi, ajo ka bërë një postim thumbues në Instagram dhe të gjithëve iu ka shkuar mendja te konkurrenti turk.

“Na rcistët do refuzojnë të të japin hapësirën që të nevojitet kur ua kërkon, sepse ata e dinë që me hapësirën kontrolli i tyre v d e s”, shkruhet në postimin e Olës, i cili është parë si thumb për Muratin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes